Kërmije te Skuqur me Rozmarine:
Përbërësit :
1 kg kërmij
1 gotë verë të kuqe ose uthull
1 filxhan miell
1 filxhan vaj ulliri
kripë, piper, rozmarinë
Pergatitja:
Vendosim kërmijtë në një ene me ujë dhe i lëme për të nxjerr jashtë kokat e tyre (të paktën gjysmë ore), ata qe nuk kanë nxjer kokat e tyre jashtë i hedhim.Vendosim në një tenxhere me ujë te valuar kërmijtë brenda dhe 3 lugë kripë.Kur fillojne për të nxjer shkume, shtojme një gotë me uthull dhe e leme te zieje per 10 minuta.Me pas i nxjerrim kerminjte dhe i shplajme me uje te ftohte. Ne nje ene tjeter vendosim kerminjte i hedhim kripen dhe mjellin dhe i perziejme bashke te gjitha. Ne te njejten kohe kemi vene ne zjarr nje tigan me vaj.Skuqim kerminjte,pasi kane kaluar 3 min shtojme rozmarine,piper,kripe nqs do akoma i perzien dhe pas dy min i shuan me vere.I leme sa vera avullon dhe jane gati per tu sherbyer.
Ju befte mire:
Procedura e pastrimit te kerminjve:
Pasi i kemi mbledhur i fusim ne nje shosh,poshte vendosim nje pecet te paster dhe i hedhim nje grushte miell ose makarona te copetuara dhe i vendosim siper nje pjate ose dicka te rende qe mos te ikin,e i mbulojme me nje pecet siper.I leme per 4-5 dite.(Un i laj per dite me uje te bollshme se me pelqen qe vendi te jet sa me i paster dhe perseri i fut ne miell si me siper.) Mbasi kane kalur 4-5 dite jane te ushqyer e te pastruar nga brenda i vendosim ne nje ene me uje per 30 minuta ku dallojme kush eshte i gjall dhe kush ka ngordhur. Ata qe kane ngordhur nuk gatuhen por hidhen.Ne nje tenxhere hedhim uje dhe kur uji fillon te zjej shtojme kerminjte.Kur ata nxjerrin nje shkume siper behet pastrimi i shkumes dhe i leme per 5 min te tjera.Pasi heqim njekohesisht kemi dhe nje tenxhere tjeter ku ka uje te valuar,kripe,nje gjethe dafine dhe hedhim kerminjte e i leme 15-20 min dhe jane gati per ti gatuar sipas deshires dhe fantazise tuaj.(Ne qofte sekeni shume mund ti fusni ne frigorifer te ngrirja qe ti keni gati per here tjeter.)
Ne nje artikull qe kam lexuar per teknologjine e rritjes se kerminjve dhe sa pak informacionkemi ne ne rritjet e ketyre dhe sa pak dime rreth pergatitjes se tyre.Kerminjte jane perdorurne diete per shekuj me radhe.Ata kane vlera te larta ushqyese. Nje kermill permbane 12-18 %proteina,1.5 %yndyra qe jane pjese e dobishme te phosphlipids,1.1-1.4 %karbohidrate,1.7-2.1% kripera minerale.NE perqidje te vogla gjenden nikel,cobalt,Mn,bor,hekur,alumin...Ne mishkemilli ka 30% proteina sesa vezet e pulave.Si nje pjese e nje seri te plote te acideve amino proteinike te nevojshme per person.
Commenti