Kallamar te mbushur me spinaq:
Perbersit per 3-4 persona
1/5 kg kallamare
1/5 kg spinaq
1 gotë verë të bardhë
3-4 qepë të njoma
1 tufë majdanoz
2 kokërr domate
200 gr, (buljionin) lenge perimesh
1/5 filxhan kafe oriz
Kripë, piper
Pergatitja.
Pastrojmë fillimisht kallamaret duke hequr tentakulat të cilat i presim hollë. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepët e njoma, më pas shtojmë tentakulat e kallamarëve të grira hollë. I kaurdisim për disa minuta dhe më pas e shuajmë gatimin me verë të bardhë. Sapo alkooli i verës të avullojë shtojmë domatet të grira në rende ose të prera në kubikë të vegjël. Shtojmë dhe buljonin e perimeve dhe e lemë salcën të ziejë për 5 minuta. E rregullojmë me kripë, pak sheqer dhe piper të zi. Në fund shtojmë orizin, spinaqin dhe majdanozin dhe i lemë për pak minuta derisa përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Me masën e përgatitur mbushim kallamarët, i vendosim në një tavë dhe i fusim në furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25-30 minuta.
Comments