Kallamare te mbushur furre me patate.
Perberesit:
4-5 kallamare te lare dhe pastruar
1 thelb hudher
1 tufe majdanoz
2 luge parmixhano ose pecorino romano
2 patate mesatare (te ziera)
kripe/piper
vaj ulliri
110 ml vere e bardhe
Pergatitja:
Masen do e pergatisim ne mikser ku ne te do hedhim patatet e ziera,majdanozin,2 luge parmixhano hudher,tentakulat e kallamareve te cilat i kemi skuqur me pak vaj ulliri rreth 5 min,pak piper.
Me kete mase do mbushim kallamaret rret 2/3 me kujdes qe te mos i mbushim shume pasi ne pjekje mund te çahen.
I mbyllim me kunje xhepat. I shtrojme ne tave ku hedhim pak edhe nga mbushja nese ka tepruar.
Une i rradhita mbi lengun qe nxorren tentakulat e tyre nga skuqja.
I sperkata me pak kripe dhe vaj ulliri.
I pjekim me 220 grade per 30 min dhe ne gjysem te pjekjes shtojme veren e bardhe.
Comments