Karpaçio Carpaccio Panxhari.
Termi Karpaçio është mënyra e prerjes dhe marinimit të mishit. Në ditët e sotme ky term varion për krijimin e shumë pjatave në bazë të ndryshme produktesh. Por mënyra ngelet e njëjtë, feta të holla të marinuara.
Perberesit
Panxhar
djathë feta, (djathë grana ose parmixhano)
rukola, (ose mix sallat)
fara pishe te pjekura, ose arra
Croutons ( buke e prere ne kubik e marinuar me erza dhe e pjekur)
1 thelpi hudhër
pak vaj ulliri
uthull balsamike
kripë dhe piper i zi
Pergatitja
Qëroni panxharin dhe priteni në feta shumë të holla me mandolin. Vendoseni në një pjatë dhe kriposeni, shtoni piper të zi, rukola ose mix sallat sipër, copëza djathi, fara pishe, dhe croutons, vaj ulliri, hudhëra të grira imët dhe uthull balsamike. Ose vaj te marinuar me borzilok.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comentários