Kembe bretkose te skuqura:
Perberesit per 6-8 racione
1200gr kembe bretkose
120 gr miell
130 gr buke te pjekur te grire ne blender
1 tufe majdanoze
5-6 thelpij hurdhra
2 limona
vaj ulliri
trumze, dafine
kripe, piper
Pergatitja
Lahen kembet e bretkoses. Priten fundet e tyre. Vendosen ne nje ene, hidhet lengu i limonit, dhe korja e lemonit te grire ne rende kripa piper, trumza, dafine. Lihen rreth nje ore te marinohet me kete leng. Kollohen dhe lyhen me miell. Ne nje tigan hidhet vaji, hedhim kembet e bretkoses, rrotullohen me luge druri derisa te marrin ngjyre te arte ne te gjithe siperfaqen. Grihen hurdhrat, majdanozi dhe perzihen mebuke te pjekur te grire ne blender. Kjo perzierje hidhet ne tigan me vaj ulliri dhe lihen te shkuqen me zjarre te forte per 20 sek, duke i trazuar. Kjo mase hidhet siper kembeve te bretkoses dhe sherbehet menjehere.
Comments