top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Kerminj me salce te kuqe.

Kerminj me salce te kuqe

Perberesit per 8-9 kerminj:


1 kokerr qep mesatare

gjysem gote uji me vere (te bardhe ose te kuqe)

2 thelpinj hudhra

2 kokerra domate mesatare

1 luge salce domate (pasta)

2 luge gjelle vaj

leng perimesh

kripe,piper,majdanoz sipas deshires


Pergatitja:

Ne nje ene hedhim vajin dhe qepen dhe hurdhrat te grira holle.Pasi ka filluar te

mari ngjyre te arte qepa e shuajme me vere.Kur te avulloj e gjithe vera shtojme

domatet i leme per 7-8 min dhe pastaj shtojme kerminjte dhe leng perimesh sa

ti mbulojme. Dy min para se ti heqim hedhim majdanozin te grire holle.


Ju befte mire!



Mbledhja e kerminjve:


Duhet te kemi parasysh qe kur i mbledhim keminjte duhet te shikojme guacken


tek dalja e kermillit e provojme me dore,nqs guacka eshte e forte nuk thyhet


do te thote eshte i rritur mjaftushem nqs thyhet e leme te lire te rritet.


Procedura e pastrimit te kerminjve:


Pasi i kemi mbledhur i fusim ne nje shosh,poshte vendosim nje pecet te paster dhe


i hedhim nje grushte miell ose makarona te copetuara dhe i vendosim siper nje pjate


ose dicka te rende qe mos te ikin,e i mbulojme me njepecet siper.I leme per 4-5 dite.


(Un i laj per dite me uje te bollshme se me pelqen qe vendi te jet sa me i paster dhe


perseri i fut ne miell si me siper.) Mbasi kane kalur 4-5 dite jane te ushqyer e te


pastruar nga mbrenda i vendosim ne nje ene ku dallojme kush eshte i gjall dhe kush


ka ngordhur. Ata qe kane ngordhur nuk gatuhen por hidhen.Ne nje tenxhere hedhim


uje dhe kur uji fillon te vloje shtojme kerminjte.Kur ata nxjerrin nje shkume siper behet


pastrimi i shkumes dhe i leme per 5 min te tjera.Pasi heqim njekohesisht kemi dhe nje


tenxhere tjeter ku ka uje te valuar,kripe,nje gjethe dafine dhe hedhim kerminjte e i


leme 15-20 min dhe jane gati per ti gatuar sipas deshires dhe fantazise tuaj.(Ne qofte se


keni shume mund ti fusni ne frigorifer te ngrirja qe ti keni gati per here tjeter.)

17 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Kommentare


bottom of page