top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Kokorec me të brendëshmet e qingjit:

Updated: Mar 17, 2021

Kokorec me të brendëshmet e qingjit:

PERBERSIT: për 4-5 veta:


Te brendeshmet e qingjit(zorrët.mëlci,zemër,mushkri,gjëndrat,dhjamrat etj)

rigonë

piper i zi

kripë

nje tufë e vogël majdanozë

një tufë e vogël koper

disa thelpinjë hurdhër

1 limonë

pak vaj ulliri

2 gjethe dafine


PERGATITJA:

Lahen mirë të brendëshmet dhe përvec zorrëve pjesët e tjera priten në copa katrore dhe kriposen,piperosen dhe ju shtohet pak rigon dhe hurdhër e shtypyrë.Zorrët i lajni mire duke i kthyer nga ana tjetër. I marinoni me hurdhër të shtuypur,kripë,piper të zi dhe rigon.Shtoni dhe pak vaj ulliri sipër tyre.


Në nje shufër ose shkop për shishqebap kalohen një nga një te alternuara midis tyre të gjithë pjeset e prera katrore të brendëshmet e qingjit.


Lëni një hapsire misdis dy ekstremiteteve.Merrni fillimin e zorrëve dhe shponi në majë te shufrës që të na ngecet dhe rrethoni në menyre horizontale të gjithë shufrën me të brendëshme duke i ngecur zorrët te dy eksstrimitetet dhe i lidhur fortë që mos hapet gjatë pjekjes.Me zorrën tjetër bëni një mbeshtjellje në menyrë vertikale duke e shtrënguare mirë dhe duke u siguruarë mos lini asnjë hapsire midis zorrëve.


Vendoseni kukurecin në një tavë me letër furre poshtë,kriposeni përseri nëse ka nevoje,shtoni koper dhe majdanozë të grirë imët,pak vaj,gjethet e dafines dhe vendoseni të piqet në 180° per 50 minuta,nga mesi i pjekjes shuani me lëngun e 1 limoni


Shërbejeni të ngrohtë me erëza sipër dhe lëngun e pjekjes.

Ju Bëftë mirë


Sot për ju po sjellë receten e kokorecit të qingjit.Eshtë i thjeshtë dhe pse duket teper i vështirë.Do ju keshilloja që ti mernit direkt të pastruara të brendëshmet nga kasapi juaj ne këte menyre do ju lehtesohet mjafte puna.




132 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page