top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Lëng perimesh: ( Bouillon )

Lëng perimesh: ( Bouillon )

Perbersit.

Per rreth 2 liter leng perimesh:

4 liter uje

3 qepe mesatare te ndara ne tete pjese

4 karrota te prera ne copa te medha

2 presh i prere ne rrathe mesatar

3-4 dege selino te prere ne copa te vogla

disa dege majdanoz te fresket

disa dege trumez te fresket

1 gjethe dafine

2-3 kokrra piper te zi te plote


Pergatitja.

Ne nje tenxhere te madhe, vendosim per tu ziere ne zjarr te fort te gjithe perberesit e mesiperm dhe ne momentin qe do te arrihet pika e zierjes, ulim zjarrin ne minimum. I gatuajme ne kete menyre te gjithe perberesit per rreth 30-45 minuta, i kullojme per te eleminuar perimet ne copa dhe e leme lengun e perimeve te ftohet. Duhet te kemi kujdes te mos i shtypim perimet per te nxjerre lengun qe ato kane thithur, pasi ne kete menyre lengu do te na rezultoje jo i kthjellet.


E ruajme lengun e perimeve neper tasa te mbyllur hermetikisht ne frigorifer deri ne 5 dite, ose ne akull deri ne 6 muaj ne minus -18.

90 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page