top of page

Makarona me Spinaq në Furrë.

Updated: Apr 12, 2022

Makarona me Spinaq në Furrë.

Nëse doni të gatuani diçka të shpejtë me siguri zgjedhja është makarona.


Nëse doni të gatuani diçka të shijshme, zgjedhja do të jetë sërish e tillë.


Përgjithësisht makaronat cilësohen si një nga recetat më të shpejta që mund të përgatisni, pasi mjafton t’i zieni e t’i kombinoni me përbërës të tjerë.


Megjithatë edhe në këtë recetë të thjeshtë ju mund të shkoni një hap më tej, duke përgatitur makarona të shijshme në furrë.


Spinaqi është një nga barishtet më të mira të sezonit ndaj mund ta përdorni edhe këtu.


Mësoni përgatitjen e saktë të tyre duke ndjekur recetën në vazhdim.


Përbërësit

500 gr makarona rigatoni

220 gr krem qumështi

1 kg spinaq

160 gr djathë te bardhe

230 gr djathë mascarpone

260 gr djathë kaçkavall i grirë

50 gr gjalp

pak vaj ulliri

krip, piper i zi sipas deshires


Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, ju këshilloj të vini të ziejë ujin e makaronave duke i shtuar pak kripë.


Më pas lani spinaqin, thajeni dhe vendoseni në një tigan të mbuluar me kapak.

Lëreni të gatuhet në zjarr të ulët, derisa të fillojë të zbutet përreth 5 minuta.

Në një tjetër tigan shtoni djathin kaçkavall të prerë në kubikë të vegjël, shtoni djathin mascarpone dhe përzieni derisa të shkrijnë.


Hidhni kremin e qumështit pak nga pak derisa të formoni një masë të trashë e kremoze dhe heqni nga zjarri.


Kulloni spinaqin dhe futeni në një mikser me shumë pak ujë nga ai i makaronave.


Grijeni mirë derisa të formoni një salcë të trashë jeshile dhe vendosni makaronat të ziejnë.


Pasi të kenë filluar zierjën, hiqni nga zjarri 5 minuta para kohës së parashikuar, hidhini tek tigani ku përgatiët kremin me djathrat dhe përzieni mirë.


Ndërkohë ndiqni furrën në temperaturën 180 gradë dhe bëni gati një tavë pjekje qeramike ose qelqi.


Aty shtroni me anë të një spatule gjysmën e makaronave që keni në tigan duke i përhapur nëpër të gjithë sipërfaqen.


Sipër tyre përhapni të gjithë salcën jeshile që sapo gatuat, spërkasni me djathë të grirë kaçkavall dhe shtoni sërish makaronat.


Këtë bëjeni te paktën me dy shtresa makaronash ose derisa ato të mbarojnë dhe tava të mbushet e gjitha.


Kini parasysh që shtresa e fundit duhet të jetë me makarona dhe sipër shtoni sërish pak djathë kaçkavall, pak vaj ulliri dhe piper të zi.


Futeni të piqet në temperaturën 180 gradë përreth 30 minuta dhe shijojini të ngrohta.



46 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese supen magjerice do ta gatuajme diten e Shtune sipas zakonit te fest

Comments


bottom of page