top of page

MELOMAKARONA TE MBUSHURA ME ARRA:

Updated: Jan 3, 2021

MELOMAKARONA TE MBUSHURA ME ARRA: Perbersit: -6 filxhan caj me miell -1 filxhan e gjysem caj me vaj - gjysem filxhan caj me sheqer -1 filxhan kafeje me konjak -2 luge kafeje me sode -1 lug gjelle me kanelle e karafil te grire -1 filxhan caj me arra per mbushje -1 lug gjelle mjalte, -pak kanelle, e kajrafil, i perziejm me arrat per mbushje, pak arre kokosi e grire, -gjysem filxhan caj me arra te grira per sperkatje, -lengu i nje portokalli,


PERGATITJA:

Rrihni me tel apo mikser sheqerin me vajin per disa minuta. Duke vazhduar hedhim lengun e portokallit,konjakun,soden,kanellen,karafilin,dhe miellin i perziejme derisa te dale nje brume i ngjeshur. Ne vazhdim merrni pak brume jepini forme vezake , duke futur brenda(,pak nga perzierje mjalte arre kokosi e grire dhe nga nje gjysem thelbi arre ose nga nje si te doni dhe futini ne mes te brumit te bere si top)vazhdojme derisa te mbarojm gjith brumin. Lyejm tepsin me vaj,vendosim embelsirat me rradhe. Piqen ne furre ne temperaturen 170 grade derisa te marin ngjyre te arte. Pasi nxirren nga furra,i fusim ne shurup per 1 min dhe i leme te kullojne. I vendosim ne pjate i sperkasim me arra ose me bajame...sipas deshires.


SHERBETI

-2 filxhan caj me sheqer -3 filxhane me uje -pak leng limoni -1 filxhan caji me mjalte

Ziejme ne fillim ujin me sheqerin,pastaj hidhni mjaltin dhe lengun e limonit,lereni dhe 10 minuta te ziejne se bashku.

Një recetë ëmbëlsire (melomakarona) nga kuzhina tradicionale greke që bëhet zakonisht për Krishtlindje dhe Vitin e Ri!


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!




110 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page