top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Mish Qingji Me Pure Patëllxhani Në Tavë.

KOHA E PERGATITJES 30 MINUTA.

Mish Qingji Me Pure Patëllxhani Në Tavë. Përbërësit:

1\5 kg mish qingji tul i prerë në copa mesatare. 3 lugë gjelle salcë domate 3 lugë gjelle salcë specash, 4 thelbinj hudhre të shtypur, 3 qepë të grirë hollë, 3 gjethe dafine, 3 lugë gjelle vaj ulliri 3 speca jeshilë të prerë hollë 5 domate të qëruara dhe të prerë në copa 2-3 lugë gjalpë, 2 filxhan me ujë të nxehtë, Gjysëm filxhan çaji me majdanoz. (për purenë e patëllxhanit)

4-5 patëllxhanë të mëdhenj 60 gramë gjalpë 40 gramë miell shumëpërdorimësh 350 ml qumësht. Gjysëm filxhani djathë kaçkavall të grirë hollë.

Përgatitja:

Përgatitja e një recete fillon që në mbrëmje me marinimin e mishit.

Vendosini copat e mishit në një enë të madhe qelqi.

Shtoni salcën e domates dhe të specit, 2 gjethe dafine, gjysmën e qepës së grirë, kripë dhe piper.

Mbulojeni enën me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer për tu marinuar për 6 deri në 12 orë.

Të nesërmen, nisni përgatitjen duke kavërdisur qepën e mbetur deri sa të zbutet dhe të marrë një ngjyrë të artë.

Shtoni mishin e qingjit, hudhrat, specat jeshilë, domatet e prerë në copa, gjalpin dhe ujin e nxehtë.

Lëreni mishin të ziejë për 45 minuta në temperaturë mesatare dhe më pas lëreni mënjanë.

Për përgatitjen e pursë, si fillim duhet t’i piqni copat e patëllxhanit në furrë duke i mbështjellë me letër alumini.

Më pas merrni pjesën e tulit dhe shtypeni deri sa të formohet një pure homogjene.

Në një tigan shkrini gjalpë, shtoni miellin dhe përziejini së bashku për dy minuta.

Shtoni qumështin dhe më pas tulin e zbutur të patëllxhanit.

Përziejini për rreth 6-7 minuta deri sa salca të trashet.

Shtoni djathin kaçkavall në dy minutat e fundit.

Hiqeni nga zjarri dhe servireni në pjatë duke shtruar si fillim purenë dhe më pas mishin e gatuar të qingjit dhe sipër tij majdanoz të grirë.

40 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page