top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Oktapod në Furre:

Oktapod në Furre:

Përbërësit:

1-2kg oktapod

500 g patate

5-6 thelpinj hudhër

3-4 qepë

2 lug shegë te qeruara

4-5 lugë vaj ulliri

4-5 lug uthell

1 lugë kafe paprika të ëmbël

1 tufë trumëz

kripë dhe piper i zi


Përgatitja:


Pastroni mirë oktapodin nga të brendshmet te koka, sytë dhe fërkojani mirë lëkurën që t’i dalë gjithë rëra që mban te tentakulat.


Vendoseni të ziejë në ujë të valuar me kripë dhe uthell për 20-30 minuta.


Veçmas qëroni patatet dhe prini në copa të mëdha. Vendosini edhe ato të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta, kullojini dhe ruaji mënjanë. Shtoni pak kripë, piper dhe pak vaj ulliri, përziejini mirë dhe vendosini në një tavë. Sipër patateve vendosni oktapodin, qepët e prera më katërsh dhe hudhrat me gjithë lëkurë. Shtoni akoma pak piper të zi, paprikën, akoma pak vaj ulliri dhe gjethet e trumzës. Vendoseni të piqet në 180oCelsius për gati 1 orë ose kur shikoni që oktapodi është bërë i butë dhe patate kan mar ngjyre te arte,


Shërbejeni me shegë sipër dhe trumëz të freskët.

48 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page