top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Oktapode Tartar me Avokado:

Oktapode Tartar me Avokado:

Përbërësit


1. Oktabode reth 200-300gr

1/2 spec i kuq

1/2 spec i jeshil

1/2 qepë kuqe

1 avokado e pjekur

1 spec djegës i kuq (chilli)

1 lime

2 luge gjelle me korjander

50-60 ml vaj ulliri

kripë, piper sipas deshires.


Përgatitja.

Lajeni oktapodin, pastrojeni, hiqini syte dhe të brendshmet, nëse nuk e keni blerë të pastruar.

Mbushni një tenxhere të madhe me ujë dhe fusni në të domaten, karotën, qepën dhe majdanozin. Shtoni gjethet e dafines uthull dhe kripë dhe zhytni aty plotësisht oktapodin. Vëreni në zjarr të mesëm, me kapakun pak mënjanë që të dalë avulli, dhe vlojeni për rreth 50-55 minuta. Për ta provuar, shpojeni me pirun. Nëse piruni hyn dhe del lehtësisht nga mishi i oktapodit, është zier sa duhet. Lëreni oktapodin të vaket në ujin e vet.

Oktapod me të vërtetë duhet të jetë shumë i butë, që të ketë sukses.


Presim oktapodin në kube të vogla dhe e vendosim në një enë.

Aty shtojmë te gjithe perbersit te prera ne kube, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, qepen dhe korjanderin.

I përziejmë mirë dhe me kujdes.


I lëmë të marinohen për 15 minuta. Më pas i dekorojmë në pjatë, duke shtuar rukolën dhe spinaqin sipër. I hedhim pak kripë, limon dhe vaj ulliri për shije.



4 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page