Përshesh me gjel deti, Tradicionale Shqipetare..
Persheshi me gjel deti eshte padyshim pjata kryesore e cdo familje shqiptare naten e Vitit te Ri.
Edhe pse gjate viteve te fundit jemi prirur te anojm epak nga gatimet e huaja (italiane,greke, turke etj),
Ne kete nate te vecante gatuajm te njejten recete qekane servirur ne tavoline gjysheri dhe stergjysherit tane.
Dhe eshte bukur te ruash traditen, sidomos kur nje copez e saj perfaqsohet nga ky gatim kaq i shijshem dhe i vleresuar kudo.
Perberesit:
per persheshin.
1kg miell gruri. ose 1kg miell misri,sipas deshires.
1 luge te vogel sode.
50 ml vaj ulliri
kripe.
uje1/2 kg.
presh.
mente, te fresket ose te thate,(nenexhik).
gjalple.
gjelit te detit.
Pergatitja:
Fillimisht ziejme gjelin e detit ne ujeme kripe dhe lengun e tij e perdorim per te bere persheshin. Gjelin e fusim ne furre per t'u pjekur sipas disa keshillave qe do ti gjeni ketu (koha e pjekjes varet nga madhesia).Pregatisim kulacin me miell gruri,kripe, pak sode buke dhe uje derisa te perftojme nje brum pak sate forte. E punojme mire me dore dhe e leme te pushoje per disa minuta perpara se ta fusim ne furre.E vendosim ne nje tave te rrumbullaket, e dekorojme siper me dhembet e nje piruni dhe e pjekimne 200° C derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E nxjerrim nga furra, e mbeshtjellim me nje pecetete paster dhe e leme te ftohet vertikalisht te mbeshtetur diku ne menyre qe te kulloje.Ne nje tenxhere te madhe dhe te thelle (ku do te pregatisim persheshin), kavurdisim me gjalp preshin e grire holle, shtojme te brendshmet e gjelit te detit gjithashtu te prera ne copa te vogla dhe kur preshi te jete bere hedhim lengun e gjelitte detit dhe menten e fresketa po te thate (nenexhik). Nderkoh e coptojme shume imet kulacin dhe copezat e tij ia shtojme lengut te gjelit. E mbulojme persheshin me kapak dhe e leme te pushoje per afer 20 minuta derisa kulaci ta kete thithur komplet lengun. Ne perfundim e servirim te nxehte ne pjate bashke me nje cope gjel deti tepjekur.
Ju befte mire.... Dhe Gezuar Vitin e Ri....
Comments