top of page

Panakota:

Updated: Jun 21, 2020

Panakota:

Koha e pergatitjes: 15 Minuta.

Përbërësit: 400 gr pana 300 gr qumësht 200gr sheqer 4-5 fleta xhelatine 1 lug e gjysem kafeje vanilje pluhur lëkurë limoni Përgatitja:  Fillimisht vendosim fletën e xhelatinës në ujë për 10 minuta. Në një tenxhere vendosim qumështin, panën, sheqerin dhe lëkurën e limonit. E lëmë në zjarr derisa të fillojë të mar val pak, më pas shtojmë vaniljen dhe xhelatinën. E trazojmë lehtë dhe e heqim nga zjarri (e kullojmë pak, nëse na ka mbetur pak xhelatinë e pashkrirë) dhe e vendosim në format që dëshirojmë. E fusim në frigorifer të ftohet sa te mpikset. Mund te perdorim recelera te ndryshem per servirje ose ne munges te saj nje ide eshte te frulatojme fruta te fresketa. Frulatojmë disa kokrra luleshtrydhe me pak sheqer dhe e shtrojmë si bazë në pjatën ku do të servirim panakotën. E zbukurojmë me feta luleshtrydheje sipas dëshirës.



24 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page