top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Panakota:

Updated: Jan 7, 2021

Panakota:

Përbërësit:

400 ml pana (ëmbëlsire)

300 ml qumësht

90 gr sheqer

9 gr xhelatinë

vanilje

lëkurë limoni


Përgatitja:

1.Fillimisht vendosim fletën e xhelatinës në ujë për 10 minuta.

2.Në një tenxhere hedhim qumështin, panën, sheqerin dhe lëkurën e limonit.

3. E lëmë në zjarr derisa të fillojë të pluskojë pak, më pas shtojmë vaniljen dhe xhelatinën.

4. E trazojmë lehtë dhe e heqim nga zjarri (e kullojmë pak, nëse na ka mbetur pak xhelatinë e

pashkrirë) dhe e vendosim në format që dëshirojmë.

5. E fusim në frigorifer të ftohet për 7 orë.

6. Frulatojmë disa kokrra luleshtrydhe me pak sheqer dhe e shtrojmë si bazë në pjatën ku do

të servirim panakotën.

7. E zbukurojmë me feta luleshtrydheje sipas dëshirës.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!





109 views0 comments

Recent Posts

See All

コメント

コメントが読み込まれませんでした。
技術的な問題があったようです。お手数ですが、再度接続するか、ページを再読み込みしてださい。
bottom of page