top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Papare me Gjizë:

Updated: Oct 7, 2021

Papare me Gjizë:

Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë.

Quhet papare (pa para) sepse përbërësit e saj janë të thjeshtë, të paktë dhe jo të kushtueshëm, e gjenden lehtësisht në kuzhinën e çdo familjeje shqiptare.


Dikur, Paparja ka qenë një ndër gatimet më popullore të nënave dhe gjysheve, të cilat e përgatisnin atë sidomos për mëngjes.


E ngrohtë dhe fantastike në shije, Paparja edhe sot, mbetet padyshim një gatim unik i traditës së kuzhinës vendase.


Në zona të ndryshme ajo ka emërtesa të ndryshme ashtu siç edhe receta e saj mund të ndryshojë në elementët e përbërësve, disa përdorin kos ose qumësht në vend të ujit të nxehtë apo lëngut të mishit.


E megjithatë, ajo shijon mrekullisht në të gjitha mënyrat e gatuara nga amvisat.


Kuzhina Shqiptare Tradicionale, Moderne dhe Internacionale. ju sjell më poshtë recetën e përgatitjes së Papares me gjizë, për të rikthyer edhe njëherë traditën e dikurshme por me një përbërës ndryshe për t’i dhënë një shije krejt të veçantë gatimit.


Përgatitja e Papares me Gjizë

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 5-6 persona. Përbërësit përzgjidhen bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani)

6-7 feta bukë

4-5 lugë gjelle me gjalpë të freskët (Për një gatim më të shëndetshëm AgroWeb.org ju sugjeron përdorimin e vajit të ullirit)

1 gotë ujë të nxehtë ose lëng mishi

Kripë

Piper

Nenexhik ose majdanoz sipas dëshirës

4-5 lugë gjelle me gjizë të freskët

Hudhra të shtypura (Sipas dëshirës)


Përgatitja

Vendosim një tenxhere në zjarr dhe shkrijmë gjalpin ose shtojmë vajin e ullirit.


Shtojmë bukën e ndarë në copëza të vogla dhe e skuqim përreth 10 minuta duke e kaurdisur me një lugë druri.


Shtojmë kripën dhe ujin e nxehtë ose lëngun e mishit dhe vazhdojmë të kaurdisim derisa buka të thithë të gjithë lëngun.


Në fund, shtojmë gjizën, hudhrat e shtypura nëse i preferoni, rigonin dhe nenexhikun e grirë hollë i kaurdisim të gjitha bashkë dhe i largojmë nga zjarri.


Paparen e shërbejmë në pjata dhe sipër e spërkasim me disa pika gjalpë të shkrirë.


127 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

תגובות


bottom of page