top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Patëllxhan i mbushur me susam dhe djathë.

KOHA E PERGATITJES 15 MINUTA.

4 patëllxhanë të madhësisë mesatare,

4 lugë vaj ulliri,

2 e një qepe,

1 filxhan oriz apo 4 lugë kushkush,

1 filxhan lëng mishi,

300 g kaçkavall,

300 g domate të marinuara,

Pak rigon.


Përgatitja:


Patëllxhanët ndani në dy pjesë, thelloni mesin dhe gjysmat piqni në furrë në 250 gradë celsius rreth dhjetë minuta.


Në tigan fërgoni qepen në vaj ulliri pastaj shtoni mesin e patëllxhanëve, lëngun e mishit dhe orizin (apo susamin).


Fërgoni rreth dhjetë minuta dhe pastaj hiqni nga zjarri.


Gjysmat e patëllxhanëve (të cilave ua keni hequr mesin) mbushni me përbërjen e gatuar dhe sipër qitni kaçkavall të grirë në rende, pastaj domaten e marinuar dhe sërish kaçkavall.


Të gjitha piqni në furrë rreth 15 minuta në 200 gradë.

5 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page