Patate te mbushura “alla fiorentina.
Nje pjate e shijshme dhe e mbushur me perime, proteina, karbohidrate dhe yndyrna… Shume e shpejte per t’u pergatitur, por edhe me kosto te ulet, i pelqen te rriturve, edhe femijeve…
Koha e pergatitjes: 20 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
5-6 patate te medhaja
300 gr spinaq
2 thelpi hudher
300 gr djathe mozzarella
70 gr djathe grana
arre moskat
kripe, piper, vaj ulliri
Pergatitja:
Lani mire patatet me gjithe lekure dhe verini te ziejne afersisht per 30 minuta.
Kullojini, pritini pergjysme per nga gjatesia. Mos ja hiqni lekuren.
Me kujdes gerryejini ne mes dhe ruajeni pjesen e brendshme te patates.
Kaverdisni spinaqin e grire dhe hudhren ne pak vaj ulliri. Shtoni pak arre moskat.
Kriposni gjysmat e patateve dhe skuqini pak ne vaj.
Ne nje tas perzieni spinaqin me djathin grana dhe mozzarella te prere ne kubike, kripe, piper dhe pjesen qe i hoqem patateve. Me kete perzierje mbushni patatet.
Ne nje tave me leter furre sistemoni patatet e mbushura. Sperkatini me pak vaj urriri dhe piqini ne furre per 25 minuta.
Komentáře