Patate xhakete:
Përbërësit:
6 patate te medha
120gr gjize
40gr maskarpone
60gr salmon i tymosur
qepe te njome te grira
kripe dhe pier i bardhe
Pergatitja:
Lajme patatet me gjithe lekure dhe i mbeshtjellim nje nga nje me leter alumini, me pas i vendosim ne nje tepsi dhe i pjekim ne furre ne temperaturen 200gr per nje ore
Pergatitim “xhaketen” Patatet si jane pjekur do te rezultojne te buta. I nxjerrim nga letra e aluminit ,i presim nga siper dhe heqim pak nga tuli i tyre ne menyre qe te krijojme pak vend per te futur mbushjen.Duhet te tregojme kujdes qe te mos u prishim apo heqim lekuren.
Presim holle bishtat e qepes dhe i perzjejme ne nje tas bashke me gjizen, maskarponen dhe salmonin e prere ne kube te vegjel, duke formuar ne kete menyre nje krem te trashe.
Rregullojme me kripe e piper dhe mbushim patatet.
I vendosim me rradhe ne tepsi dhe leme akoma per 10′ te piqen ne temperature 200°.
Serviren ende te ngrohta si antipaste.
Shenim* Mbushjen mund ta beni sipas fantazise tuaj ose ne baze te perberesve qe dispononi, si psh djathe i bute+copa proshute,veze te skuqura etj…
Patate xhakete apo si quhet ne gjuhen origjinale “jacket potatoes” jane nje pjate karakteristike angleze:patate me zemer kremoze, te pershtatshme per antipasta ose dhe aperitive. Per te realizuar nje pjate te suksesshme me stil britanik, duhet tte tregojme kujdes ne perzgjedhjen e patateve, te cilat duhet te jene te medha, jo te reja.
Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten
dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢
Ju befte mire!
Comments