top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Qofte, (Ose Biftek), me mish te grire me erza te ndryshme.

Qofte, (Ose Biftek), me mish te grire me erza te ndryshme.

Përgatitja e Qofteve

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 5-6 persona)


400-500 gr mish i grirë

200 gr krem qumshti, (ose pana)

3 kokrra qepë

3 feta bukë

3 kokërr vezë

6 lugë gjelle miell

5 thelpinj hudhra

1 luge gjelle spec i bluar i kuq, (jo djekes)

majdanoz, nenexhik, trumez, rigon

Vaj

Kripë, piper, sipas deshires.


Përgatitja


Në një tas të thell bashkojmë te gjithe perbersit, mishin e grirë me vezën, bukën e qullur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, spec i bluar i kuq, (jo djekes)

majdanoz, nenexhik, trumez, rigon, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.


Qoftet i ndajmë në forma të rrumbullakëta në madhësinë si ju deshironi

I kalojmë në miell dhe më pas i skuqim në zjarr të fortë nga të dyja anët.

munde ti bejme dhe ne zgar ose ne nje tigan me shum pak vaj sa per ngjyre nga te

dyja anet, dhe pastaj i fusim ne furre 170-185 grade, sa te arrijne temeraturen e duhur.

Nëse preferoni, mund të përgatisni edhe salca të ndryshme shtëpie për t’i shoqëruar. Mund të përgatisni salcë me domate dhe hudhra.


Mjafton të skuqni si fillim 5-6 thelpinj hudhra të shtypur me vaj ulliri , e më pas shtojini 4-5 domate të grira në rende, hidhini kripë, piper e pak spec djegës nëse preferoni dhe luereni në zjarr derisa salca të jetë gati.


Por mund të përgatisni gjithashtu edhe salcë kosi të kombinuar me kastraveca të grirë, hudhra dhe arra të grira gjithashtu. Sipër spërkateni me pak vaj ulliri.


Një recetë fantastike, tipike e traditës shqiptare me një shije të plotë dhe speciale për një vakt të shijshëm dreke apo edhe darke.


Qoftet e shtëpisë shoqërohen në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, ose patate te zjera, oris, perime te ndryshme ne zgar, ose ne furre, sallata të freskëta të stinës, dhe turshitë etj, vini fantazin tuaj, ose cfar u ndodhet ne shtepi.






296 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page