top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Qofte Suedeze:

Updated: May 5, 2020

Koha e pergatitjes 30 minuta per 4-6 rracione.

  1. Perberesit: 500 gr. mish viçi i grirë 150 gr. mish derri i grirë 2 qepë 90 gr. bukë therrmuar 2 patate të mesme te zier 100 ml. qumësht 80 gr. gjalpë 3 vezë kripë,piper të bardhë allspice(ose ne vend te kesaj fare dellinje) arrëmyshk kanellë kimino për skuqje: gjalpë vaj ulliri Për salcën: 1 lugë e gjysem miell për të gjitha përdorimet 3 lugë gjalpë 350 ml. buljon viçi (i nxehte) 100 ml. krem qumshti 1 lugë çaji mustardë 1 luge e gjysem salcë Worcestershire 1 lugë çaji sheqer kafe piper të bardhë,kripë Për puren: 600 gr. patate të ziera 100 gr. qumësht të nxehtë 150 gr. ose djathë kackavall sipas deshires 2 lugë gjalpë kripë,piper të bardhë arrëmyshk Pergatitja: Përgatitja e qofte: Presim imet qepën dhe i skuqim me gjalpë . Pastaj e përzijeni të gjithë përbërësit me mishin e mishit te grire ne mikser për rreth 5 minuta ose me dore per 15 min dhe duke e lënë mbuluara ne frigorifer. I ndajme ne qofte të vogla (20 gr.) duke ngroh paraprakisht furrë në 170 C. I japim nje skuqjete lehte ne tigan qofteve me pak gjalpë dhe vaj ulliri dhe i vendosim qoftet ne tepsi me leter kuzhine, piqen në furrë për 15 minuta në 170-C Per salcen:Në tigan ku skuqem qofte, shtoni gjalpë dhe sa fillon shkrihet shtoni miellin, e perziejme me lugë druri derisa të merri një ngjyrë të artë ngjyrë kafe. Ulim temperaturen e ngrohjes dhe shtojme buljonin, erëza, mustardë, sheqer dhe Worcestershire. Perziejme deri sa salca trashet, e cila nuk duhet të jetë shume e trashe, e heqim nga zjarri dhe të shtojme krem qumshtin. Tek salca hedhim qoftet. Per puren: Ziejme patatet i heqim lekuren dhe i shtypim pastaj shtojme erëza, qumësht, gjalpë dhe përzieriejme mirë, në fund shtoni djath kackavall. Shërbyer në një pjatë të madhe ose pjata individuale pure me salcë dhe qofte. Ju befte mire!






122 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page