top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Role me mish te grire.


Role me mish te grire.

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 5-6 persona)


400-500 gr mish i grirë

200 gr krem qumshti, (ose pana)

3 kokrra qepë

3 feta bukë

3 kokërr vezë

6 lugë gjelle miell, (ose 6 luge nisteshte)

5 thelpinj hudhra

1 luge gjelle spec i bluar i kuq, (jo djekes)

majdanoz, nenexhik, trumez, rigon

Vaj

Kripë, piper, sipas deshires.


Përgatitja


Në një tas të thelle bashkojmë te gjithe perbersit, mishin e grirë me vezën, bukën e zbutur me ujë ose qumësht, kripën, piperin, spec i bluar i kuq (jo djekes),

majdanoz, nenexhik, trumez, rigon, qepët dhe hudhrat e grira hollë, miellin dhe i përzjejmë mirë derisa masa të jetë bërë homogjene.


Mbasi ka mbaruar procesi i marinimit me te gjitha, marim mishin qe eshte perzjer dhe bejme rolen dhe veme ne nje tave furre dhe pjekim ne teperaturen 165-175 grad varet nga furri, me termometer e kontrollojme teperaturen e roles kur temperatura brenda te jet 65 me 75 grade ateher roleja eshte gati.

Per te servirur e presim rolen ne feta 2-3 cm cdo pjese.

Munde ta shoqërojme në mënyrë fantastike me patate të furrës apo pure patatesh, ose patate te zjera, oris, perime te ndryshme ne zgar, ose ne furre, sallata të freskëta të stinës, dhe turshitë etj, vini fantazin tuaj, ose cfare ju ndodhet ne shtepi.

Mund te shoqerohet dhe me salca te ndryshme bashke me garniturat, si per shembull, salce me kerpudha, ose me nje salce te lehet prej vere, ose me salce tomate pak djekse.

Ju befte mire

Kuzhina eshte fantazi, ne ju japim ide, ju vendosni imagjinaten dhe shijen tuaj.

(Aleksander Ziso)










172 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page