Salca e Beshamelit.
Koha e pergatitjes: 10 Minuta.
Përbërësit:
4-5 lugë supe gjalpë;
4-5 lugë supe plot miell;
4-5 filxhan qumësht të freskët,
3 të verdhë të vezëve;
kripë, piper te bardhe
arra moskati, te grire imet,
Përgatitja:
Fërgoni miellin në gjalpë, duke e përzier vazhdimisht me tel dhe gradualisht duke shtuar qumësht.
hidhni kripë, shtoni arra moskati dhe lëreni të vlojë 6 – 7 minuta.
Sipas dëshirës, tundni 3 të verdhë të vezëve, dhe në to shtoni, duke përzier vazhdimisht per 2 minuta.
Keshille.
Përbërësi sekret i cili e jep shije të këndshme janë arrat moskati. Shkon shkëlqyeshëm me makarona, por edhe me mish dhe peshk.
Comments