Perberesit:
Per 1 liter salce beshamel: 1 liter qumesht 100 gr miell 100 gr gjalp pak arre moskat pak kripe
Pergatitja: Per te pergatitur beshamelin si fillim vendosim ne zjarr te avashem gjalpin, e leme te shkrije dhe hedhim pak nga pak miellin duke e perziere perberjen qe te mos formohen kokerriza. Keshtu kemi perftuar ate qe francezet e quajne roux [ru].
Heqim roux nga zjarri dhe i shtojme ngadale-ngadale qumeshtin e ngrohte duke e perziere me nje luge druri. E vendosim perseri enen ne zjarr, i hedhim pak kripe dhe pak arre moskate. E leme te zieje ne zjarr te avashem duke e perziere derisa te arrije trashesine e deshiruar.
*Keshille:
Kur pregatisim beshamelin (sidomos nese jemi fillestar) eshte mire qe gjalpin dhe miellin te mos i perziejme mbi zjarr: mielli ka vetine te skuqet shume shpejt duke formuar kokrriza te cilat jane shume te veshtira per tu tretur. Prandaj heqim nje moment tiganin nga zjarri, shtojme miellin, e perziejme derisa te shkrihet ne gjalp dhe me pas hedhim qumeshtin duke e vendosur serisht ne zjarr te avashem. Sipas recetes qe po pregatisim, bashke me qumeshtin mund te shtojme edhe leng perimesh nqs duam te shoqerojme keto te fundit me salce, apo ereza te ndryshme ne qofte se duam ta shoqerojme me mishin ose peshkun.
Serisht sipas kerkesave te recetes kryesore, salca beshamele mund te behet me e trashe duke shtuar me shume miell apo me e holle duke shtuar me shume qumesht.
Comments