Sallatë e freskët me shalqi.
PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA:
3-4 feta shalqi,
220g rukola,
120 g djathë i bardhë,
1 tufë majdanoz,
vaj ulliri,
uthull balsamike.
PERGATITJA.
Pastrojmë rukolën, e lajmë dhe e lëmë të kullojë. Presim fetat e shalqirit në trekëndorë dhe i lëmë mënjanë. Djathin e copëtojmë në grimca dhe mbi të shtojmë majdanozin e grirë hollë, vaj ulliri dhe i përziejmë së bashku. Vendosim rukolat në pjatë, mbi to trekëndorët e shalqirit dhe sipër tyre përzierjen e djathit. Përzierjen e djathit e spërkasim edhe mbi rukola. Sallata është gati.
コメント