top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallatë e ftohtë me oriz.

Sallatë e ftohtë me oriz.

Përbërësit

400 gr oriz kokerrgjate

170 gr djath kaçkavall

120 gr bizele te ziera

110 gr ullinj te zinj

10-15 domate qershize

1 spec te madh te kuq

2 peshk ton

4 salcice

5-6 kastraveca te vegjel turshi

1 tuf majdanoz

pak majoneze


Pergatitja.

Per te pregatitur sallaten e orizit, si fillim, vendosim te zieje ne nje tenxhere uje me kripe dhe ne momentin qe ka arritur piken e vlimit, hedhim orizin. Nderkohe qe orizi zien, presim te gjithe perberesit e tjere si me poshte:

Ndajme domatet qershize ne kater pjese, specin dhe djathin ne kubik te vegjel, salçiçet, ullinjte dhe kastravecat turshi ne rrathe dhe i hedhim te gjitha ne nje ene te madhe duke i perziere mire.

Ne momentin qe orizi eshte gati, e kullojme nga uji i tepert dhe e shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet zierja

E kullojme shume mire (ose nese keni kohe ne dispozicion, thajeni me ndihmen e nje pecete kuzhine) dhe e hedhim ne tasin e mesiperm bashke me perberesit e tjere.

Shtojme se fundi edhe bizelet te cilave i kemi kulluar ujin e konservimit, peshkun ton te cilit i kemi eleminuar vajin dhe se fundi majdanozin e grire holle duke i perziere te gjitha shume mire.

E mbulojme tasin me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi 1 ore derisa shijet te bashkohen me njera tjetren.

Ne momentin e servirjes, sipas deshires, mund te shtojme edhe 1-2 luge majoneze, ose pak vaj ulliri duke e perziere mire.


KESHILLE:

Sallaten e orizit mund ta pregatisni me perberesit qe i pelqejne me shume familjes suaj. Ne kete menyre mund te shtoni edhe veze te ziera te prere ne feta, Kaperi, miser, karrota te ziera, proshute te pjekur prere ne kubik te vegjel, karkaleca te vegjel te ziere etj.


95 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comentarios


bottom of page