Sallatë me oriz dhe djathë feta.
Koha e pergatitjes: 10 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
Përbërësit.
700 ml ujë;
300 gramë oriz;
120 gramë rrushe të thatë;
1 konservë me qiqra (240 gramë, të kulluar);
4 lugë vaj ulliri;
3 lugë lëng limoni;
2 thelb hudhre;
2 lugë majdanoz të grirë;
1 qepë mesatare
kripë, piper.
Përgatitja:
Në ujin e vluar shtoni kripën dhe orizin e larë dhe të kulluar dhe zieni në zjarr të lehtë derisa të zihet.
Shtoni rrushin e thatë dhe qiqrat e kulluara.
Vajin e ullirit, lëngun e limonit dhe hudhrën përzieni mirë dhe kështu hidheni në oriz.
Shtoni djathin e thërrmuar feta, përzieni dhe hidhni majdanozin
dhe qepen te grire imet.
Sallatën shërbejeni të ngrohtë apo të ftohur.
Comments