top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallatë me patate.

Sallatë me patate.

Koha e pergatitjes: 20 Minuta.

Perberesit: Per 4 me 5 persona.

600 gr patate

2 spec i kuq

4 qepë të reja

3 vezë të ziera

120 gr tranguj turshi

4-5 lugë gjelle majonez

5-6 lugë gjelle ajke e thartë

kripë dhe piper i zi


Pergatitja.

Patatet e paqëruara ziejini në ujë me kripë. Pastaj qërojeni dhe priteni në kubikë mesatarë.

Patateve shtojuni vezët e prera, specin dhe qepët e grira.

Në masë hidhni edhe trangujt turshi të grirë imët dhe përziejini mirë të gjitha.

Ajkën bëjeni bashkë me majonezë dhe shtojani sallatës. Përziejini mirë të gjitha dhe sallatën e përgatitur kështu futeni në frigorifer që të ftohet.

Sallatat me patate janë gjithmonë të shijshme, posaçërisht kur provojmë mënyra të reja të përgatitjes së tyre.

Ju bëftë mirë.


8 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page