Sallatë me patate:
Përbërësit:
4-5 patate të mëdha,
2 qepë e prerë hollë,
8-9 kastravecë të vegjël turshi,
1 lugë e vogël rigon,
4-5 lugë gjelle majonezë,
2 lugë gjelle mustardë,
vaj ulliri,
uthull,
kripë, piper sipas deshires
Pergatitja:
Patatet pasi t’i kemi pastruar mirë, i ziejmë, i qërojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tas vendosim patatet, qepën e grirë, kastravecët turshi dhe i shtojmë rigon, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Përziejmë mustardën me majonezën dhe ia hedhim sallatës përsipër.
Ju bëftë mirë!
Comments