Sallatë me patate dhe proshutë:
Përbërësit për 5–6 persona
1/5 kilogram patate
200 gram proshutë
5 kokrra vezë
3 qepë të njoma
4 lugë gjelle majonezë
1 lugë gjelle mustardë
120 gram salcë kosi
Kripë e piper sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht zjeni patatet, por aq sa të jenë ende të pazbutura. Prijini në kubikë mesatarë dhe servirini në pjatën e sallatës. Shtoni aty qepët e njoma të grira në rrathë. Në një enë ndërkohë përziejmë salcën e kosit me majonezën, mustardën dhe i shtojmë kripë e piper. Salcën ja hedhim patateve dhe qepës, i përziejmë të gjitha bashkë dhe shtojmë vezët e ziera të prera në kubikë dhe po ashtu presim dhe proshutën dhe e përziejmë në sallatë.
Commentaires