Sallatë Mesdhetare.
Koha e pergatitjes: 10 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
2 tranguj
5-6 domate
200gr ullinje
1luge rigon
1 qepë të kuqe
1 tuf majdanoz te grir
100 gr djathë feta
3-4 lugë vaj ulliri
2-3 lugë uthull molle
1 lugë gjelle lëng limoni
krip,piper sipas deshires.
Përgatitja:
Së pari i heqni lëkuren trangujve. E preni në copa të barabarta dhe pastaj ndani në kube të vogla. Vendoseni në një enë të përshtatshme për sallatë.
Pritini domate në copa të mesatare sipas dëshirës dhe pastaj vendoseni mbi trangujt.
Priteni qepën e kuqe në gjysmë, duke i hequr lëvoren, dhe ashtu me vijëza të holla shtojeni mbi produktet e përgatitura më herët.
Për fund shtoni djathin e feta, vajin e ullirit, uthullën, kripën, piperin, lëngun e limonit dhe ullinjtë në enën e sallatës dhe përziejeni ngadalë.
Ju bëftë mirë
Comments