top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallat me cajot (Kungull me gjemba), (Kunguj chayote).

Sallat me cajot (Kungull me gjemba), (Kunguj chayote).

Sallatë për katër persona : Perberesit: 2 kokrra kungull (Kunguj chayote). 1 qepë të kuqe 70-100 gr xhenxhefil(ginger) gjysem kokrre molle jeshile sallat jeshile Për salcë: 3 lugë uthull 2 lugë sheqer 2 lugë vaj ulliri 1 lugë gjelle vaj susam 1 luge kafeje salcë soje krip sipas deshires Pergatitja: Përziejme të gjithë përbërësit për salcën derisa te formohet nje mase kremoze. Marim kungullin e pastrojme,i heqim lekuren dhe presim ne feta te holla.Qepen e ndajme ne mes dhe e presim njesoj si kungulli. Edhe me xhenxhefillin veprojme ne te njeten menyre.Molles nuk ia heqim lekuren por e presim ashtu sic eshte ne feta te holla.Te gjithe keto perberes bashke me sallaten i hedhim ne nje ene dhe i shtojme salcen qe kemi pergatitur e i perzijme te gjitha bashke. Sallata eshte gati per tu servirur.

835 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page