top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallata Cezar.

Sallata Cezar

Koha e pergatitjes: 10 Minuta.


Perberesit: Per 4 me 5 persona.

300gr sallatë romane (ose sallatë të jeshile),

250 gr fileta pule,

2 fetë buke të thekur,

60 gr djathë Parmigiano në copa të vogla

6-7 tomatini sipas dëshirës


Përbërësit për salcën:

110 ml majonezë

40 gr parmigiano i grirë

1 lugë gjelle mustardë

2 lugë gjelle lëng limoni

1 luge e vogel salce Worcestershire

2 thelbi hudhër,

krip, piper sipas deshires.


Përgatitja:

Përbërësit e salcës i fusim të gjithë bashkë në mikser dhe i përziejmë deri sa të bëhet një masë homogjene në formë salce.

Filetat e pulës i presim në kubikë të vegjël dhe e skuqim me pak vaj ulliri, kripë dhe piper.

Bukën e thekur e presim në kubikë gjithashtu dhe e hedhim bashkë me filetat e pulës sipër sallatës dhe djathin në copa.

Në fund shtojmë salcën sipas dëshirës.

11 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page