Sallate me patate dhe veze te zjera.
Koha e pergatitjes: 15 Minuta.
Perberesit: Per 4 me 5 persona.
5-6 patate
3 lugë gjelle vaj ulliri
Lëngu i një limoni
Një tufë majdanoz e grirë hollë
4 vezë të ziera
Qepë të njoma
1-2 lugë gjelle me uthull
Kripë e piper (piper të kuq për më shumë ngjyrë ose të zi, nëse e preferoni sallatën pikante)
Pergatitja.
Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe vendosini për tu zier në një tenxhere me ujë.
Pasi të jenë zier mjaftueshëm, pa u zbutur shumë, lërini të ftohen dhe qërojini ose konsumojini me gjithë lëkurë sipas preferencës.
Ndërkohë vendosini vezët për tu zier.
Më pas prijini patatet në kubikë dhe vendosini në një enë.
Shtoni lëngun e limonit, kripën, piperin e zi vajin e ullirit dhe majdanozin.
Kini parasysh që cilësia e vajit të ullirit në një sallatë të tillë është shumë e rëndësishme sepse ndez aromat e përbërësve.
Vezët ziejini për 5-6 minuta pasi të kenë marrë valë.
Kjo sallatë nuk kërkon vezë të qullëta por as të ziera fort.
Synoni për diçka të mesme që të kënaqë të gjitha preferencat por që e verdha e vezës të jetë e butë dhe kompakte në sallatë.
Vezët ndajini në katër pjesë dhe vendosini në sallatë.
Sipër hidhni qepët e njoma të grira hollë dhe uthullën. Mund të hidhni edhe qepë të thata në vend të qepëve të njoma.
Sallatën mund ta konsumoni kështu ose të shtoni bizele të ziera apo kastravecë për më shumë freski.
Sallata shkon shumë edhe me avokado, të cilën mund ta prini në feta dhe ta përzieni bashkë me përbërësit e tjerë.
Comments