top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sallate me shalqi, djathe dhe mente.

Shalqi i embel, djathe i bardhe i kripur dhe gjethe mente (nenexhiku) jane nje kombinim klasik. Nese i shtoni edhe pak lekure te grire limoni, do te shtoni shijen aromatike te shalqirit. Dhe nese e therrmoni djathin siper, ne vend qe ta prisni ne copa dhe ta perzieni me sallaten, do t’i jape nje shije dhe pamje me interesante.

Sallate me shalqi, djathe dhe mente.

Koha e pergatitjes: 5 Minuta.

Perberesit: Per 4 me 5 persona.

Perberesit:

1 shalqi i vogel, mesatar, qeruar dhe prere ne kuba.

2 luge leng limoni (20 ml), plus lekura e grire e nje limoni

4 luge (50 ml) vaj ulliri

1/4 filxhan (15g) gjethe nenexhiku te prera imet

Kripe e piper i sapobluar

120g djathe feta


Pergatitja.

Vendosni copat e shalqirit ne nje tas te madh. Grini imet lekuren e limoni. Shtoni leng limoni dhe gjysmen e lekures se grire ne tas. Shtoni vaj ulliri, mente dhe perziejini mire. Rregullojeni me pak kripe e piper per shije (djathi eshte vete i kripur, prandaj kujdes mos i hidhni shume kripe).

Trasferojeni sallaten ne nje tas te gjere ose pjate te madhe. Therrmoni djathin feta siper dhe shperndani pjesen e mbetur te lekures se limonit. Sperkateni sallaten me pak vaj ulliri. Sherbejeni menjehere.

6 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page