Schnitzel pule. Kotolet Pule.
Koha e pergatitjes: 30 Minuta.
Perberesit: Per 4-5 persona.
4/5 fileto pule të freskëta të prera nga gjoksi i pulës (pula duhet të jetë e madhe, në mënyrë që filetot të jenë sa më të plota)
4-5 lugë gjalpë të freskët
3-4 lugë miell
5-6 lugë bukë të thekur të bluar imët, galet.
1filxhan çaji me qumësht
krip, piper, sipas deshires.
Përgatitja
Filetot e pulës rrihen në mënyrë që mishi i tyre të zbutet, u hidhet kripë dhe piper dhe kalohen në miell.
Më pas kalohen në vezë me qumësht dhe në galetën e bluar.
Skuqen në vaj të nxehtë dhe shërbehen të ngrohta. Sipas dëshirësmund të spërkaten me disa pika limon.
Vlerat ushqyese të kësaj pjate
Mishi i pulës përmban shumë vlera ushqyese. Me mishin e pulës nuk duam të themi vetëm pjesën e gjoksit. Mishi I pulës është i pasur me proteina dhe ushqyes.
Vlera të panumërta ka padyshim edhe veza, e cila është një ndër produktet që mbart vlera të jashtëzakonshme ushqyese renditur në listën e 10 super-ushqimeve dhe nuk ka mëngjes më të këndshëm se vezët, sido të jenë të gatuara.
Vezët janë një burim i shkëlqyer i kompleksit të proteinave cilësore dhe nga ana tjetër ofrojnë pak kalori. Një vezë e plotë përmban 5.5 gramë proteinë dhe 68 kalori.
Kotoletat janë fantastike për t’u konsumuar edhe gjatë vaktit të darkës pasi shërbejnë si një ushqim i lehtë që mban trupin dhe organizmin në formë.
Ju befte mire!
Comments