top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Semifreddo me cokollate te bardhe dhe sorbe me fruta pylli.

Updated: Jan 7, 2021

Semifreddo me cokollate te bardhe dhe sorbe me fruta pylli.

Perberesit per 15 persona:

10 te verdha veze

2 te bardha veze

300 gr sheqer pluhur

1 lt krem qumshti 35/40% yndyr

350 gr cokollat e bardhe


Pergatitja:

Ne fillim marrim nje ene te thelle dhe perziejme

ne mikser te verdhat dhe te bardhat e vezes se bashku,

shtojme ngadale-ngadale dhe sheqerin pluhur.

Te tre perberesi i perziejme sa te krijohet nje mase kremoze.

Cokollaten e bardhe e ndajme ne copa te vogla dhe

e vendosim ne mikroval per nje minute qe te shkrije

ose benmari.

Ne nje ene tjeter hedhim kremin e qumshit dhe dy

luge supe sheqer pluhur.I rrahim me mikser

sa te krijohet nje mase homogjene si mund ta quajme

ne shqip ‘’shllak’’.


Cokollaten e shtojme tek ena ku kemi perziere vezet

me sheqer pluhur.Me nje shpatull i perziejme te gjitha

se bashku per nje minute.

Masen e perfituar e ndajme tek enet ku do e servirim

si persh: gota te vogla prej qelqi,forma te ndryshme

per servije...etj. I leme ne ngrirje rreth dy ore dhe

jane gati per servirje. Mund te rezistojne nje deri ne tre jave.

Keshilla: Mund ta servirni me sorbe me shije te ndyshme ose

akullore e shoqeruar me fruta pylli, sipas deshires.


Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!





74 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page