top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Spageti me hudher, me vaj dhe spec djeges.

Updated: Jan 26, 2021

Spageti me hudher, me vaj dhe spec djeges.


Perberesit:

makarona spageti,

vaj ulliri,

hudher me feta ose te grire,

spec djeges,

majdanoz te grire per dekorim

spageti hudher vaj spec


Pergatitja:

Per te pergatitur Spageti me hudher, vaj dhe spec djeges veprojme ne kete meenyre: Veme mbi zjarr nje tenxhere me uje te bollshem dhe kripe. Kur uji fillon te zieje, hedhim makaronat spageti brenda dhe i perziejme here pas here qe te mos ngjiten. Nderkohe qe kemi hedhur spagetit te ziejne, ne nje tigan hedhim vaj ulliri, hudhrat dhe specin djeges qe mund te jete ai i thati i copezuar ose ai i fresket. E leme per shume pak kohe ne zjarr te lehte qe te perzihen shijet. Heqim spagetit pak para se te jene zier mire dhe i bashkojme ne tiganin me vajin, hudhrat dhe specat djeges, keshtu perfundojme gatimin duke i perzier se bashku. I sherbejme te nxehta me majdanoz te grire ose me djath te grire parmixhan.

Sasine e hudhres dhe specit djeges e veme sipas deshires, por sidoqofte me shumice.

Kuzhina eshte fantazi,🥣 ne ju japim ide,✨ ju vendosni imagjinaten

dhe shijen tuaj.🍽 (Aleksander Ziso)📢

Ju befte mire!



71 views0 comments

Recent Posts

See All

Kommentare


bottom of page