top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Speca të mbushur me cous cous dhe djathë dhie.

Speca të mbushur me cous cous dhe djathë dhie.

Përbërësit:

5 -6 speca të mëdhenj të kuq

200 gr kërpudha të freskëta të prera në copa

1 lugë çaji nenexhik

60 gr cous cous

260 gr djathë dhie i thërmuar.

110 ml lëng i nxehtë perimesh (në mungesë të tij mund të përdorim ujë të nxehtë por rezultati s’do të jetë i njëjtë)

2 lugë çaji majdanos

4-5 lugë gjelle vaj ulliri

kripë, piper sipas deshires.


Pergatitja:

Presim specat në mes për së gjati dhe u heqim farat. I spërkasim me kripë, piper dhe gjysmën e vajit të ullirit. I pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 20 minuta. Skuqim kërpudhat në vajin e mbetur deri sa të fillojnë të marrin ngjyrë. I ruajmë për më vonë. E hedhim cous cous-in në një tas të përshtatshëm dhe derdhim mbi të lëngun e nxehtë. E lëmë të rrijë për rreth 5 minuta dhe e shkrifëtojmë me një pirun. Shtojmë kërpudhat, nenexhikun, majdanozin dhe djathin e thërmuar. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. Mbushim me këtë përzierie specat dhe i kthejmë në furrë për rreth 15 minuta të tjera.

Ju bëftë mirë

4 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.
bottom of page