Stroganoff.
Koha e pergatitjes: 60 Minuta.
Perberesit: Per 4 -5 persona.
600 gr mish vici
3 lugë gjelle gjalpë
2 qep
3 lugë majdanoz të grirë,
1 lugë gjelle mustardë
3 filxhanë kërpudha
3 filxhanë lëng mishi
2 gjethe dafine
kripë dhe piper i zi.
Pergatitja.
Qepën skuqeni në vaj e aty skuqeni edhe mishin e prerë në kubik.
Shtoni kripën, majdanozin, mustardën dhe lëngun e mishit e vazhdojeni zierjen për rreth 1 orë.
Kërpudhat skuqini në tigan me pak vaj e pastaj shtojini tek mishi.
Mishin e përgatitur në këtë mënyrë shërbejeni me pasta.
Ju bëftë mirë.
Comments