Supë kremoze me kërpudha.
Ideale eshte te pergatitet me kerpudha Porcini, por del e mire edhe me kerpudha Champignon. Keto te fundit kushtojne me pak dhe jane ne treg ne te gjitha stinet e vitit.
Përbërësit për 4-5 persona:
500g kerpudha Champignon
1 qepe
1thelb hudher
1gjethe sherbele
3 luge miell
1 liter leng zarzavatesh
4 luge gjelle pana ose qumesht
1 luge gjelle gjalpe
kripe, piper
arre moskat
Përgatitja:
1.Pastrojme kerpudhat dhe I ndajme ne feta.
2.Ne nje tigan hedhim gjalpin dhe skuqim me hudhrat e grira bashke me 3-4 gjethe sherbele. Shtojme miellin me pas dhe duke e perzier gjate gjithe kohes e leme te skuqet sa te marre pak ngjyre. Tani e shuajme me veren.
3.Shtojme lengun e zarzavateve dhe kerpudhat duke lene disa menjane per zbukurimin e pjates. Hedhim pak arre moskat, kripe, piper dhe e leme te zieje per 15 minuta me flake te ulet. E hedhim supen ne blender dhe e grijme bashke me panen derisa te jete bere kremoze. Nese eshte nevoja, shtojme pak pana
ose qumesht. E sherbejme duke perfunduar pjaten me kubike djathi, copa arrash, feta kerpudhe. Nese deshironi mund ta shoqeroni edhe me feta buke te thekur.
Commentaires