Supë kremoze me perime.
Përbërësit:
300 gramë perime të prera në kubikë të vegjël (qepë, selino dhe karota)
400 gramë patate
3 lugë gjelle vaj ulliri
1liter lëng perimesh
3-4 lugë gjelle krem qumështi i rrahur lehtë
2 lugë gjelle erëza të freskëta të grira
Kripë,piper
Përgatitja:
Në një tigan apo enë për supë ngrohni vajin e ullirit, shtoni qepën dhe gatuajini ngadalë deri sa qepa të zbutet.
Fusim dhe perimet bashkë me qepën, në vaj ulliri, në zjarr të mesëm, deri sa të zbuten dhe të fillojnë të marrin ngjyrë.
Shtojmë patatet dhe vazhdojmë të gatuajmë për rreth 2 minuta akoma.
Shtojmë lëngun e mishit bashkë me pak kripë.
I japim valë dhe i gatuajmë në zjarr të ulët për rreth 15 minuta.
E kalojmë në blender e më tej i rregullojmë shijen me pak kripë.
E shërbejmë të spërkatur me krem të rrahur lehtë, piper dhe erëzat e freskëta.
Comentários