Përbërësit:
1 kg të brendshme
2 feta limoni
1-2 qepë
1-2 thelpi hudhër
5-6 qepë të njoma
2 sallatë jeshile ose maruli
1 tufë koper
100 gr oriz
50 ml verë e bardhë
5-6 lgj vaj ulliri
2 gjethe dafine
1 degëz rozmarine
Lëng dhe lëkurë e grirë limoni
2 vezë për të prerë supën
Kripë, piper kokërr
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim të ziejnë për 10 minuta të brendshmet e bagëtive me piper, dafinë dhe 2 feta limoni. Ndërkohë grijmë imët qepën dhe e kaurdisim së bashku me hudhrën dhe rozmarinën. Shtojmë të brendshmet të cilat i kemi prerë në kubikë dhe vazhdojmë kaurdisjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper ose pak koncentrat dhe më pas e shuajmë me verë të bardhë dhe e lemë të ziejë për 40 minuta. Më pas shtojmë orizin dhe në fund qepët e njoma, koperën dhe sallatën jeshile.
Rrahim 2 vezë me lëngun e 2 limonëve dhe pak lëkurë të grirë limoni. E përziejmë mirë me tel dhe e hedhim në supë. Rregullojmë shijen e supës dhe e servirim.
Comentarios