top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Supë me Asparag.

Supë me Asparag.


Përbërësit:

1 kg asparag i freskët

2 kokrra qepë

500 gramë lëng periesh

2-3 lugë gjelle gjalp

2 lugë miell

1 filxhan qumësht

1 lugë çaj lëng limoni i freskët

kripë, piper


Përgatitja:

Në një tigan të madh hedhim qepët e grira, asparagun dhe lëngun e pulës. I mbulojmë dhe i lëmë të ziejnë në zjarr të lartë. Kur e shikojmë që asparagu është zbutur e ulim nxehtësinë dhe e lëmë të ziejë për rreth 12-15 minuta. Pasi është zier masën e hedhim në blender.


Në një tjetër tigan hedhim gjalpin, miellin kripën dhe piperin. I përziejmë në mënyrë të vazhdueshme deri kur të formohet një masë e trashë. I hedhim lëngun e pulës dhe e lëmë në zjarr të avashtë për disa sekonda.


Më pas i përziejmë të dyja masat në një tenxhere të vetme dhe i lëmë në zjarr, për t'i hequr pak para se supa të vlojë.


Pasi e heqim nga soba i hedhim lëngun e limonit.

Supa shërbehet e nxehtë.


67 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page