Supë me panxhar dhe patate.
Nëse deri sot keni e keni provuar panxharin vetëm në sallatë, po të përgatisni këtë recetë, nuk do ta krahasoni me gjë tjetër!
Përveç shijes, panxhari është një vlerë e vërtetë për gjakun!
Përbërësit
600g panxhar i kuq
3 qepë të njoma
1 mollë jeshile
1 patate
1 litër lëng zarzavatesh
100g kos i bardhë
70g djathë Gorgonzola
vaj ulliri
kripë e piper
Përgatitja:
1.Panxharin e larë e ziejmë në tenxhere me ujë derisa të zbutet.
E qërojmë dhe e ndajmë në kubikë. Pataten e qëruar, mollën dhe qepët, të ndara në kubikë, i vëmë të ziejnë në tenxhere me lëngun e zarzavateve duke shtuar këtu edhe copat e panxharit. I lëmë të ziejnë
2.I hedhim më pas në blender dhe i grijmë derisa të jenë bërë si pure. E rregullojmë për kripë e piper.
3.Grijmë tani në blender djathin Gorgonzola e kosin. E shërbejmë supën me salcën e kosit sipër.
Comments