top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Supë panxhari (borshi).

Updated: Aug 13, 2020

Recetë që mund të përgatitet lehtë dhe që ka vlera ushqimore mjaft të rëndësishme.


Përbërësit për 6 persona:

1600 ml supë

430 g panxhar

3 qepë

2-3 karota

400 g lakër e bardhë

2 patate

gjalpë

salcë domate

majdanoz i grirë

70 g ajkë qumështi

uthull, kripë, piper


Përgatitja:

Lajeni dhe pastrojeni panxharin, ziejeni dhe vendoseni në një enë me pak uthull.

Pastrojini zarzavatet, lakrën priteni në fije të holla, ndërsa qepën, karotën dhe patatet pritini në kubikë të vegjël.

Në një tigan me pak gjalpë skuqni qepën dhe karotat. Më pas në një tenxhere hidhni bulionin (supën) e përgatitur, shtoni lakrën dhe lëreni të ziejë.

Shtoni patatet, qepën dhe karotat edhe lërini që të ziejnë edhe për 10-15 minuta.

Në fund hidhni panxharin, majdanozin e freskët të grirë hollë, pak kripë, piper, dhe lërini të ziejnë në zjarr të ngadaltë edhe për 10 minuta.

Servireni të nxehtë, duke i shtuar ajkë qumështi sipas preferencave.

49 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Comments


bottom of page