Supe pule velute (krem)
Përbërësit:
300 gr filet pule
pure patatesh
pana kuzhine
gjalpë
vaj ulliri
majdanoz
1 limon
300 ml leng perimesh
500 ml leng pule
Përgatitja:
Në një tigan ku kemi hedhur vajin e ullirit e gjalpin, skuqim në të pulën e prerë në copa. Shtojmë lengun e perimeve dhe te pules dhe e lëmë të ziejë për disa minuta.
Në fund shtojmë purenë e patates dhe panën. Supa është gati, në fund i hedhim majdanoz.
Mund ta servirim me buke te thekur.
Ju befte mire!.
Comments