top of page
Writer's pictureAlexander Ziso

Sushi me spinaq dhe mish pule:

Sushi me spinaq dhe mish pule:

Perbersit:


100 gr. kofshë të ziera pule,

40 gr. majonezë,

kripë,piper të zi të grirë,

70 gr. spinaq të bluar,

190 gr. oriz,

uthull molle,

sheqer,

2-3 gjethe algë deti,

salcë soje.


Përgatitja:


E lajmë orizin në ujë të ftohtë derisa uji të bëhet mjaft i qartë. E vëmë orizin në një tenxhere dhe vëmë ujë (një gisht mbi orizin). Kur do të vlojë uji, e zvogëlojmë temperaturën e zierjes në minimum dhe ziejmë të mbuluar me kapak për 8 minuta; gjatë zierjes nuk e mbulojmë enën tërësisht. Pas 8 minutash e heqim enën dhe e lëmë të mbuluar edhe 5 minuta. Ndërkohë, në 0,3 dl. uthull molle shtojmë 4 gr. sheqer, përziejmë derisa të shkrihet. E vëmë orizin në një enë tjetër, shtojmë sheqerin e shkrirë me uthull, kripim sipas shijes dhe e lëmë të ftohet. Përziejmë herë pas here, kurse orizi nuk duhet të fryhet. Në ujë të nxehtë shtojmë uthull molle, i ngjyejmë gishtat që të mund të punojmë më mirë me përzierjen. Mbi gjethin e algës NORI vëmë oriz me trashësi rreth 1 cm., pastaj shtojmë një gjeth spinaq të bluar, në mes vëmë pak mish të zier pule të përzier me majonezë. Të gjitha këto i mbështjellim me një pecetë dhe i lëmë të ftohen. Pas 20 minutash e presim sushin në copa të barabarta dhe shërbejmë me salcën e sojës.

45 views0 comments

Recent Posts

See All

Supë magjerica

Recet e postuar nga Apostol Buzopulos Buzi Supe Magjerice Miredita te nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha te grupit , Megjithese...

Commenti


bottom of page