Tartar me Salmon.
Përbërësit
400 gr fileto salmoni
1/5 lugë kafeje mustardë
rukola dhe spinaq gjethevogël
1/5 limon
3 kastravecë turshi
1/5 qepë e njomë
60 ml vaj ulliri
kripë, piper, sipas deshires
Pergatitja.
Presim salmonin në kube të vogla dhe e vendosim në një enë. Aty shtojmë qepën e grirë hollë, mustardën, kripën, piperin, vajin e ullirit, lëngun e limonit, kastravecët turshi të grirë hollë. I përziejmë mirë dhe me kujdes.
I lëmë të marinohen për 20 minuta. Më pas i dekorojmë në pjatë, duke shtuar rukolën dhe spinaqin sipër. I hedhim pak kripë, limon dhe vaj ulliri për shije.
Për ta prerë më lehtë salmonin, vendoseni në ngrirje për 20 minuta.
Comments